Ndërlidhjet

U bë falja e namazit të Kurban Bajramit në Prishtinë


 Naim Tërnava.
Naim Tërnava.

Besimtarët mysliman në Kosovë po festojnë Kurban Bajramin. Manifestimi Qendror është mbajtur në Xhaminë e Madhe në Prishtinë, prej ku janë adresuar mesazhe për paqe, dashuri e mirëqenie. Imami i Kosovës, Naim Tërnava ka bërë thirrje edhe për solidaritet me refugjatët nga Siria e vatra të krizës.

“Lutemi që më parë vendet në konflikte të gjejnë paqen. Lutemi që sa më parë popujt e Sirisë e Irakut të gjejnë paqen e qetësinë, ndërsa të dëbuarit, refugjatët nga këto vende të gjejnë solidaritet, humanitetin dhe bamirësinë e popujve të lirë. Nuk guxojmë të jemi indiferent ndaj asaj që po troket në dyert tona – nga vuajtjet e refugjatëve nga Siria. Ftoj të gjithë që të jemi solidar e bamirës me refugjatët përvuajtur, e kemi urdhër nga Zoti të përkujdesemi për ta”, ka thënë Myftiu Tërnava.

Bashkësinë Islame dhe të gjithë besimtarët mysliman në Kosovë i kanë uruar edhe udhëheqësit më të lartë të institucioneve dhe partive politike të Kosovës.

XS
SM
MD
LG