Ndërlidhjet

Arrinë në 25 numri i të vrarëve në Jemen


Saana
Saana

Ka shkuar në 25 numri i të vdekurve në kryeqytetin Saana, në Jemen.

Dy shpërthime kanë ndodhur në xhaminë, al-Balili, gjatë faljes së namazit të Kurban Bajramit.

Këto sulme pasojnë kthimin e presidentit të Jemenit Abdrabbuh Mansour Hadi, dy ditë më parë, në qytetin Aden.

Ai kishte qëndruar në ekzil që nga marsi, kur rebelët Huthi kishin marrë kryeqytetin.

Koalicioni i cili udhëhiqet nga Arabia Saudite, ka arritur t'i largojë rebelët Huthi nga disa zona, përfshirë edhe qytetin Aden.

Sidoqoftë rebelet Huthi, vazhdojnë të kontrollojnë kryeqytetin.

Sipas Kombeve të Bashkuara rreth 5000 njerëz janë vrarë deri tash, gjysma e tyre civilë.

XS
SM
MD
LG