Ndërlidhjet

logo-print

Presidentja Jahjaga uron besimtarët myslimanë


Atifete Jahjaga.

Atifete Jahjaga.

Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga vizitoi Bashkësinë Islame të Kosovës për të përgëzuar, myftiun Naim Tërnava dhe mbarë komunitetin mysliman të vendit për festën e Kurban Bajramit.

Në një deklaratë për media Presidentja Jahjaga ka uruar të gjitha familjet kosovare “që në mesin e të gjitha familjeve tona të mbizotërojë shëndeti, mirëqenia dhe gëzimi.”

“Dëshiroj që t’iu uroj të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës të besimit mysliman për festën e Kurban Bajramit, me urimin që këtë festë ta kalojmë në mirëqenie, mirëkuptim në harmoni dhe me shtrirjen e dorës së ndihmës ndaj njëri-tjetrit,” thuhet në urimin e presidentes Jahjaga

XS
SM
MD
LG