Ndërlidhjet

Kryeministri Mustafa uron besimtarët myslimanë


Isa Mustafa.
Isa Mustafa.

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, me rastin e Kurban Bajramit ka vizituar Bashkësinë Islame të Kosovës, ku u prit nga myftiu i Kosovës, Naim Tërnava dhe udhëheqësit tjerë të bashkësisë, njofton zyra për komunikim e qeverisë.

Në deklaratën e kryeministrit Mustafa apelohet tek njerëzit për paqe, stabilitet dhe siguri në vend dhe rajon.

“Gëzohemi për një festë të përbashkët e cila ndërlidhet me paqen, ndërlidhet me sakrificën, ndërlidhet me besimin që t’i ndihmojmë njëri- tjetrit, që të punojmë bashkërisht, t’i zhvillojmë këto procese që janë shumë të rëndësishme për ne, jo vetëm në Kosovë, por edhe në regjion edhe në botë,” ka thënë kryeministri Mustafa.

XS
SM
MD
LG