Ndërlidhjet

Putini ka biseduar me Elton Johnin dhe ka premtuar takim


Vladimir Putin (majtas) dhe Elton John
Vladimir Putin (majtas) dhe Elton John

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, e ka thirrë me telefon këngëtarin britanik, Elton John, dhe ka propopzuar një takim me të, ka thënë sot për mediat ruse zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.

Pasi ylli britanik i muzikës, Elton John, javën e kaluar në rrjetin Instagram e ka postuar një mesazh ku e falënderonte Putinin për thirrjen e tij, dy humoristë rusë thanë se e kishin mashtruar këngëtarin, duke u paraqitur në emër të Putinit në bisedën telefonike.

Zëdhënësi Peskov tha sot se Putini kishte thënë se “e di se këta humoristë ju kanë mashtruar, por mos u zemëro në ta”.

Më herët këtë muaj, Elton John, i cili hapur e pranon se është homoseksual, është shprehur kundër ligjit rus ndaj “propagandës” homoseksuale dhe komentet e Putinit, që sugjeronin se homoseksualët i kanë në shënjestër fëmijët.

XS
SM
MD
LG