Një ekip koordinues izraelito – rus, i cili do të punoj për parandalimin e shkëmbimit aksidental të zjarrit, ndërmjet dy vendeve në Siri, do ta mbajë takimin e parë, më 5 tetor, ka thënë një oficer ushtarak i Izraelit.
Ky oficer, që ka folur në kushte anonomiteti, tha se ekipet do të udhëhiqen nga zëvendësshefat ushtarakë të dy vendeve, dhe do të bisedojnë për koordinimin e operacioneve të tyre ajrore, detare dhe elektromagnetike, rreth Sirisë.
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, u tha gazetarëve më 21 shtator se të dy vendet janë “pajtuar për mekanizmin” e parandalimit të “keqkuptimeve” ndërmjet forcave të tyre ushtarake në Siri.