Ndërlidhjet

logo-print

Blatter: FIFA t’i mbështesë SHBA-të dhe Zvicrën në hetime


Sepp Blatter

Sepp Blatter

Presidenti i Federatës ndërkombëtare të futbollit (FIFA), Sepp Blatter, ka kërkuar që kjo federatë ta mbështes hetimin amerikan dhe zviceran, lidhur me rastin për korrupsion në futboll, megjithqë hetimet e të dy vendeve mund ta godasin edhe atë, raporton AP nga Cyrihu.

FIFA duhet të bashkëpunoj, “pavarësisht se sa afër shtëpisë janë ato hetime”, ka shkruar sot Blatter në kolumnën e tij javore në revistën e FIFA-s.

“Kjo është rrugë e vështirë, të cilën ne duhet ta ndjekim, nëse jemi seriozë për ndryshime”, ka shkruar presidenti i FIFA-s, Sepp Blatter.

Ky shkrim u paraqit një ditë pasi prokurori i përgjithshëm zviceran, Michael Lauber, i ka bërë presion FIFA-s që më mos e bllokoj dorëzimin e emailave të sekretarit të përgjithshëm të FIFA-s, Jerome Valcke, i cili javën e kaluar është suspenduar nga Federata ndërkombëtare e futbollit, për shkak të lidhshmërisë së tij me marrrëveshjen e propozuar të shitjes në tregun e zi të biletave të Kupës Botërore.

Sot FIFA është pajtuar që t’i dorëzojnë emailat e zotit Valcke, kanë thënë prokurorët zviceranë.

XS
SM
MD
LG