Ndërlidhjet

Gjermani: Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia – vende të sigurta


Migrantët duke e mbajtur flamurin gjerman me të arritur në këtë vend
Migrantët duke e mbajtur flamurin gjerman me të arritur në këtë vend

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, dhe guvernatorët e 16 shteteve të Gjermanisë, janë pajtuar për masat, që kanë për qëllim kufizimin e fluksit të migrantëve, ku përfshihet edhe shpallja e tri vendeve ballkanike, si shtete “të sigurta” të origjinës, dhe zvogëlimi i pagesave me para të gatshme për migrantët, që posa kanë arritur, raporton agjencia e lajmeve AP.

Zonja Merkel tha mbrëmë se Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia, do të shpallen vende të sigurta, në kuadër të përpjekjeve për uljen e fluksit të njerëzve nga këto vende, që tashmë kanë arritur.

Rrjedhimisht, azilkërkuesit nga këto vende mund të dëbohen dhe të kthehen në shtetet e tyre.

Qeveria federale e Gjermanisë ka premtuar ta bartë barrën më të madhe të fluksit të migrantëve, duke i ndihmuar autoritetet shtetërore dhe komunale.

XS
SM
MD
LG