Ndërlidhjet

Carter: SHBA dhe Rusia mund të bashkëpunojnë lidhur me Sirinë


Ashton Carter
Ashton Carter

Sekretari amerikan i mbrojtjes, Ashton Carter, tha mbrëmë se Shtetet e Bashkuara janë të shqetësuara se Rusia mund t’i sulmoj kryengritësit e moderuar në Siri, që luftojnë kundër presidentit, Bashar al-Assad, në mënyrë të pakontrolluar.

Mëtutje, zoti Carter theksoi se nëse Rusia është atje për të luftuar kundër militantëve të Shtetit Islamik, dhe për ta kërkuar një zgjidhje politike për krizën në Siri, atëherë nuk do të duhej t’i sulmonte në mënyrë të “pakontrolluar” armiqt e Assadit. Në këtë rast, Shtetet e Bashkuara dhe Rusia do të mund të “gjenin fusha të bashkëpunimit”.

“Por, hedhja e vajit në zjarrin e luftës civile në Siri, gjithsesi nuk është produktive”, tha Ashton Carter.

Këto komente ai i bëri në Pengaton gjatë një konference për shtyp, së bashku me ministrin e mbrojtjes së Ukrainës, Stepan Poltorak.

Sekretari Carter tha se megjithqë Uashingtoni dhe Moska kanë dëshirë të njejtë ta dëbojnë grupin militant, Shteti Islmik, nga Siria, Shtetet e Bashkuara vazhdojnë ta mbështesin Ukrainën dhe i dënojnë aksionet ushtarake ruse në këtë vend.

XS
SM
MD
LG