Ndërlidhjet

logo-print

Luhansk: Kryengritësit urdhërojnë largimin e OKB-së


Pamje nga shkatërrimet në aeroportin e rajonit Luhansk në pjesën lindore të Ukrainës

Pamje nga shkatërrimet në aeroportin e rajonit Luhansk në pjesën lindore të Ukrainës

Shefi humanitar i Kombeve të Bashkuara, Stephen O’Brien, tha mbrëmë se agjencitë e OKB-së janë urdhëruar që të largohen nga rajoni i Luhanskut në pjesën lindore të Ukrainës, nga “de fakto autoritetet” atje.

Mëtutje, ai ka theksuar se është i “alarmuar” se separatistët e mbështetur nga Rusia i urdhëruan agjencitë e OKB-së dhe disa organizata civile shëndetësore, për t’i përfunduar operacionet dhe të largohen gjatë kësaj fundjave.

Zoti O’Brian u ka bërë thirrje kryengritësve që këtë vendim ta rishqyrtojnë.

Për shkak të aksioneve të kryengritësve, afro 16 mijë tonelata të ndihmave humanitare nuk janë dërguar dhe spitalet lokale nuk ishin në gjendje të kryejnë operacione për shkak të mungesës së mjeteve për anestezion.

“Afro 15 mijë njerëz nuk po e marrin sasinë mujore të ushqimit”, tha O’Brien, dhe ka theksuar se kjo ka “ndikim serioz në afro 3 milionë njerëz, derisa po afrohet dimri”.

Ai ka vlerësuar se dështimi i autoriteteve në rajonet që janë nën kontrollin e separatistëve, që të lejojnë qasje humanitare, paraqet “shkelje të qartë të së drejtës ndërkombëtare humanitare”.

XS
SM
MD
LG