Ndërlidhjet

Poroshenko: Rusia – agresor kryesor


Petro Poroshenko
Petro Poroshenko

Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko, ka vleerësuar se Rusia është kërcënimi më i madh ushtarak për Ukrainën, në një doktrinë të re ushtarake, që e ka nënshkruar mbrëmë.

Qeveria e Ukrainës dhe perëndimi e ekuzojnë Rusinë për mbështetje direkte të separatistëve në pjesën lindore të Ukrainës.

Moska i ka hedhur poshtë këto akuza.

Kievi dhe perëndimi thonë se Rusia ka dërguar ushtarë dhe armatim për ta nxitur konfliktin separatist, nga i cili janë vrarë më se 7,900 njerëz, prej fillimit të këtij konflikti, në prill të vitit 2014.

Në këtë doktrinë të re ushtarake të Ukrainës, paraqitet edhe “skenari kryesor i agresionit ushtarak në shkallë të plotë i Rusisë kundër Ukrainës, me qëllime përfundimtare ushtarako-politike”, thuhet në deklaratën e zotit Poroshenko, në faqen e presidencës së Ukrainës në Internet.

Ukraina, po ashtu, thotë se synon anëtarësim në NATO.

Në dhjetor të vitit 2014, Rusia, po ashtu, e pat shpallur doktrinën e re ushtarake, sipas së cilës, zgjerimi i NATO-s është rrezik madhor i jashtëm.

XS
SM
MD
LG