Ndërlidhjet

Jazidët akuzojnë militantët e IS-it për gjenocid


Pamje e ndërtesës së Gjykatës Ndërkombëtare Penale (ICC) në Hagë
Pamje e ndërtesës së Gjykatës Ndërkombëtare Penale (ICC) në Hagë

Grupi minoritar, Jazidi në Irak, që veçanërisht ishte cak i trajtimit brutal nga ana e militantëve të Shtetit Islamik (IS), mbrëmë ka kërkuar nga Gjykata Ndërkombëtare Penale (ICC) në Hagë, që të zhvilloj hetime kundër këtij grupi ekstremist islamik, për kryerje të krimit të gjenocidit dhe skllavërisë seksuale.

Dy grupe të minoritetit Jazidi, me mbështetje të Qeverisë rajonale kurde në Irak, e kanë paraqitur një raport në këtë gjykatë me seli në Hagë, ku dokumentohet pretendimi i tyre se militantët e IS-it “në mënyrë sistematike kanë kryer mizori, që paraqesin gjenocid dhe se këto krime janë brenda juridiksionit të ICC-së”, tha Murad Ismael, nga organizata për të drejtat e jazidëve, Jazda.

Në këto dyshime përfshihen ekzekutimet masive të më se 700 meshkujve jazidi, vrasja e të sëmurve dhe pleqve, dhunimi dhe skllavërimi i mijëra femrave, dhe rrëmbimi i fëmijëve të tyre, të cilët janë detyruar ta pranojnë fenë islame dhe të luftojnë për grupin militant, Shteti Islamik.

Më herët këtë vit, kryeprokurorja e Gjykatës Ndërkombëtare Penale, Fatou Bensouda, tha se IS-i ka kryer “mizori të papërshkrueshme”.

XS
SM
MD
LG