Ndërlidhjet

OKB: Malala - fjalim në hapje të samitit të liderëve


Malala Yousafzai
Malala Yousafzai

Fituesja e Çmimit Nobel për Paqe, Malala Yousafzai, do ta hapë sot samitin e liderëve botërorë në Kombet e Bashkuara, me fjalimin e saj me të cilin do të kërkohet shkollim 12 vjeçar pa pagesë, për të gjithë fëmijët në botë.

“Endrrat që liderët i kanë për fëmijët e tyre, shpresoj se ata do t’i kenë të njejtat ëndrra për fëmijët e tjerë të botës”, tha Malala në një intervistë për agjencinë Reuters.

Pas fjalimit të Malalës, e cila ishte qëlluar me armë në një autobus shkollor në Pakistan në vitin 2012, nga talibanët, për shkak se ishte angazhuar për të drejtat e vajzave për shkollim, në foltore të këtij samiti, pritet të paraqitet Papa Françesk.

XS
SM
MD
LG