Ndërlidhjet

Korrupsioni në Kosovë, i pranishëm kudo


Ilustrim @Shutterstock

Ilustrim @Shutterstock

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka thënë sot në Prishtinë se vonesat në trajtimin e rasteve që kanë të bëjnë me korrupsionin, po zbehin besimin e qytetarëve tek institucionet.

“Qytetarët e Kosovës janë aleatët kryesorë në luftën kundër korrupsionit. Sinjalizuesit e veprave penale të korrupsionit duhet të inkurajohen, duke u mbrojtur nga institucionet, në mënyrë që të vazhdojnë raportimin tek institucionet dhe mediet. Sot nuk ka patriotizëm dhe nderim më të madh për shtetin tonë dhe të ardhmes së tij, se sa vërtetimi dhe raportimi i veprave penale të korrupsionit”, ka theksuar Jahjaga, në takimin e radhës të Këshillit Kombëtar Kundër Korrupsionit, të cilin e kryeson vetë zonja Jahjaga.

Kryeministri i Kosovës ndërkaq, Isa Mustafa, ka thënë se korrupsioni është i pranishëm kudo.

“Kosova ende nuk ka ndërtuar kritere të mjaftueshme, as ligjore dhe as morale për ta luftuar korrupsionin”, ka deklaruar zoti Mustafa, duke thënë se korrupsioni nuk luftohet siç është duke u luftuar aktualisht, duke kërkuar vetëm ata që njihen si “peshq të mëdhenj”.

XS
SM
MD
LG