Ndërlidhjet

logo-print

Putin: Nuk më takon titulli i Carit autokratik


Vladimir Putin

Vladimir Putin

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, tha se amerikanët nuk duhet të mendojnë për të si “Car” autokratik.

Këto komente ai i bëri në një intervistë për rrjetin CBS, para udhëtimit të tij për në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, ku pritet të mbajë fjalim.

Moderatori i intervistës, Charlie Rose, e pyeti Putinin nëse është në rregull që atij t’i referohet si car, që është titull i monarkëve të pararevolucionit në Rusi.

“Jo, kjo nuk më përket mua. Nuk është me rëndësi si më quajnë, nëse ata janë dashamirë, miq apo kundërshtarë politikë”, tha Putin, sipas një videoje të përkthyer të intervistës.

I pyetur se çka i pëlqen më së shumi për Shtetet e Bashkuara, Putin është përgjigjur se i pëlqen “kreativiteti”.

XS
SM
MD
LG