Ndërlidhjet

Kalendar: Tragjeditë gjatë haxhillëkut


Mekë, foto arkivi
Mekë, foto arkivi

"Reuters"

Dhjetor 1975 – Një bombolë gazi shpërthen në qytetin tendë Mina, duke shkaktuar vdekjen e 200 pelegrinëve.

Korrik 1987 – Protestuesit iranianë përleshen me policinë saudite, gjatë të cilave përleshje mbeten të vdekur 400 pelegrinë iranianë.

Korrik 1990 – Në brendi të tunelit al-Muaissem afër Mekas në Arabinë Saudite, 1.426 pelegrinë shtypen për vdekje. Aksidenti pati ndodhur me rastin e Kurban Bajramit.

Maj 1994 – Gjatë një rrëmuje afër urës Jamarat në Mina, afër Mekas, shtypen për vdekje 270 persona, gjatë ritualit të “goditjes së djallit me gurë”.

Prill 1997 – Nga flakët e një zjarri që përfshiu tendën në qytetin Mina, humbin jetën 343 pelegrinë, duke nxitur kështu qeverinë saudite të ngrejë tendë të përhershme dhe me çati rezistente ndaj zjarrit.

Prill 1998 – Shtypen për vdekje 119 pelegrinë gjatë haxhillëkut.

Shkurt 2004 – Në afërsi të urës Jamarat, gjatë një rrëmuje shtypen për vdekje 251 pelegrinë myslimanë.

Janar 2006 – Rreth 362 pelegrinë shtypen për vdekje në hyrjen lindore të urës Jamarat, derisa merrnin pjesë në ritin e “goditjes së djallit me gurë”.

Shtator 2015 – Nga rënia e një vinçi afër Xhamisë së Madhe pak para fillimit të haxhillëkut, mbeten të vdekur 111 persona.

Shtator 2015 – Shtypen për vdekje të paktën 717 persona dhe plagosen qindra të tjerë, gjatë një rrëmuje me rastin e haxhillëkut vjetor mysliman.

XS
SM
MD
LG