Ndërlidhjet

Armeni: Tre civilë të vrarë nga forcat e Azerbajxhanit


Pamje nga një fshat në Azerbajxhan në kufi me Armeninë
Pamje nga një fshat në Azerbajxhan në kufi me Armeninë

Policia e Armenisë thotë se tre civilë janë vrarë nga zjarri artilerik dhe të shtënat me armë të forcave të Azerbajxhanit.

Këto vrasje kanë ndodhur në disa fshatra në rajonin Tavush në kufirin me Azerbajxhanin.

Nuk ka pasur komente të menjëhershme nga Azerbajxhani për këto pretendime të sotme nga pala armene.

Por, ministria e mbrojtjes e Azerbajxhanit ka thënë më herët se fshatrat e këtij vendi, përgjatë brezit kufitar, janë sulmuar dhe se forcat e armatosura janë përgjegjur.

Të dy këto vende, ish-republika sovjetike, mbesin në armiqësi edhe 20 vjet pas arritjes së një armëpushimi për shkak të konfliktit në Nagorni – Karabah.

Ky rajon në Azerbajxhan është i banuar me popullatë shumicë armene.

XS
SM
MD
LG