Ndërlidhjet

Rusi: Janë arrestuar dy militantë të dyshuar të IS-it


Pamje e një pjese të Moskës

Pamje e një pjese të Moskës

Një gjykatë në Moskë ka marrë vendim që dy militantë të dyshuar të Shtetit Islamik të mbahen në paraburgim.

Zëdhënësja e gjykatës së qarkut në Lefortovo, Yulia Skotnikova, tha sot se të dyshuarit, Akhmed Amirkhanov dhe Kerim Khatiyev, të dy shtetas rus, do të mbesin në paraburgim deri më 23 nëntor.

Ata janë të akuzuar për pjesëmarrje në aktivitetet e grupit ilegal të armatosur dhe ballafaqohen me 10 vjet burgim, nëse shpallen fajtor.

Hetuesit kanë thënë se të dy këta persona kishin luftuar së bashku me militantët islamikë në Siri. Ata janë arrestuar në Moskë, para dy ditësh.

Sergei Smirnov, zyrtar i lartë i Shrëbimit Federal të Sigurisë së Rusisë, tha javën e kaluar se afro 2,400 shtetas rusë janë duke luftuar së bashku me militantët e Shtetit Islamik në Siri dhe Irak.

Mëtutje, ai ka theksuar se afro 3 mijë shtetas të vendeve të të Azisë Qendrore luftojnë në radhët e grupit ekstremist, Shteti Islamik.

XS
SM
MD
LG