Ndërlidhjet

Edhe kompanitë transportuese në Maqedoni e pësojnë


Maqedoni...
Maqedoni...

Mbyllja e vendkalimeve kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë u sjell dëme materiale edhe kompanive transportuese të Maqedonisë, ngase tashmë tre ditë qindra kamionë nga Maqedonia mbeten të bllokuar në kufirin serbo-kroat.

“Ne si grupacion për shërbime transportuese, në kuadër të Lidhjes së Odave Ekonomike të Maqedonisë, kemi probleme si pasojë e ngecjes së transportuesve tonë në vendkalimet kufitare mes Serbisë dhe Kroacisë si rezultat i zhvillimeve të fundit nga kriza e refugjatëve".

"Transportuesit tanë ridrejtohen drejt kalimeve kufitare alternative të vendeve fqinje, siç është Bosnja e Hercegovina, po të gjitha shpenzimet plotësuese bijnë mbi kurrizin e kompanisë”, thekson Marija Mustriq nga grupi për shërbime transportuese në Maqedoni.

Ajo thekson se me interes të veçantë është që sa më parë të zgjidhet kriza me refugjatët dhe të mundësohet lëvizja e lirë e mallrave drejt Kroacisë dhe Sllovenisë dhe më pas drejt vendeve tjera të Bashkimit Evropian, sepse siç thekson ajo, dëmet që pësojnë transportuesit maqedonas nga dita në ditë rriten.

Edhe Biljana Muratovska nga Asociacioni i transportuesve "Maktrans" thotë se bllokimi i vendkalimeve kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë ka bërë që kjo kompani të pësojë humbje të mëdha.

Muratovska thotë se humbjet janë më të mëdha për eksportuesit nga vendet, të cilat janë jashtë Bashkimit Evropian.

“Humbjet do të jenë shumë të mëdha për ekonominë e Maqedonisë, dhe jo vetëm për vendin tonë, nëse nuk gjendet një zgjidhje, ngase një pjesë e mallrave të cilat transportohen janë me afat të caktuar, ndërkohë që askush nuk jep detaje se deri kur do të zgjasë bllokimi i kufirit”, thotë Muratovska.

Ndërkaq, organizatat humanitare thonë se bllokimi i kufirit kroat nuk do të ndikojë në mbetjen e refugjatëve në Maqedoni, të cilët kryesisht janë nga Siria dhe viset e tjera të prekura nga lufta në Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut.

Mersiha Smailloviq nga organizata humanitare LEGIS, thekson aë migrantët më shumë preferojnë të presin para dyerve të vendeve të cilat janë më pranë Bashkimit Evropian sesa në Maqedoni.

“Ata (migrantët) shumë më shumë preferojnë që të presin, thënë kushtimisht, para dyerve të Bashkimit Evropian, pra para ndonjë shteti që është më pranë anëtarëve të BE-së, se të qëndrojnë në ndonjë vend transit siç është Maqedonia”, thekson Smailloviq.

XS
SM
MD
LG