Ndërlidhjet

logo-print

OSBE: Të mbrohen të drejtat linguistike në Kosovë


“Mbrojtja e të drejtave gjuhësore dhe diversitetit të pasur linguistik dhe kulturor në Kosovë, është madhore për forcimin e tolerancës dhe jodiskriminimin”, tha Misioni i OSBE-së dhe Zyra e Komisionarit për Gjuhë, para Ditës evriopiane të gjuhëve.

Ligji për përdorimin e gjuhëve e trajton gjuhën shqipe dhe atë serbe si zyrtare dhe të barabarta në nivelin qendror dhe lokal, duke e bërë obliguese për institucione që të sigurojnë shërbim në gjuhët zyrtare, thuhet në kumtesën e sotme të Misionit në Kosovë të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE).

“Kultivimi për kulturë, ku të drejtat linguistike respektohen nga institucionet, asnjëherë nuk është i lehtë dhe parimet ligjore vetëvetiu nuk janë të mjaftueeshme”, tha shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, Jean-Claude Schlumberger.

Mëtutje ai ka theksuar se “ne kemi parë progres të konsiderueshëm dhe institucionet duhet t’i vazhdojnë përpjekjet për të qenë të sigurt se korniza ligjore implementohet plotësisht”.

“26 shtatori na përkujton për rëndësinë dhe kuptimin e mësimit të gjuhëve në ambientin tonë shoqëror”, tha Komisionari për gjuhë, Sllavisha Mlladenoviq.

XS
SM
MD
LG