Ndërlidhjet

Irani kërkon prani gjatë hetimeve në Arabinë Saudite


 Eshaq Jahangiri.
Eshaq Jahangiri.

Irani ka kërkuar që te jetë prezent ajo dhe vendet tjera gjatë hetimeve në Arabinë Saudite , për vdekjen e 717 pelegrinëve, të cilët kanë vdekur dje, gjatë kohës sa po kryenin ritualet fetare.

Në mesin e të vdekurve janë edhe 131 iranianë.

“Qeveria saudite është përgjegjëse dhe duhet të përgjigjet,” ka thënë zëvendëspresidenti iranian, Eshaq Jahangiri.

Irani ka fajësuar Arabinë Saudite për menaxhim të dobët dhe ka bërë me dije se ende nuk dihet edhe për fatin e 365 iranianëve tjerë.

Zyrtarët e Arabisë Saudite thanë se së paku 717 vetë kanë humbur jetën dhe 805 të tjerë janë plagosur, gjatë rrëmujës në vendin e ritualit të fundit të haxhillëku, kur qindra mijëra njerëz në mënyrë simbolike e kryejnë gjuajtjen e gurëve kundër djallit.

Vlerësohet se më se 2 milionë myslimanë nga 164 vende, gjenden në Arabinë Saudite për haxhillëk, që ka filluar më 22 shtator.

XS
SM
MD
LG