Ndërlidhjet

logo-print

Volkswagen cakton drejtorin e ri të kompanisë


Matthias Mueller.

Matthias Mueller.


Matthias Mueller është caktuar të jetë drejtori i ri kompanisë së veturave Volkswagen, e cila është përfshirë në skandalin për manipulimin e testeve për emetim, në makinat me naftë.

Ai ka thënë se përmirësimi i reputacionit të kompanisë është prioriteti i tij.

”Detyra ime kryesore është të fitojë besimin për kompaninë Volkswagen, duke mos lënë asnjë dyshim, por maksimum transparencë, duke nxjerrë edhe përfundimet e duhur nga situata e tanishme.”

Gjiganti i veturave ka pranuar se ka mashtruar testet për emetim të gazrave në Shtete e Bashkuara të Amerikës.

XS
SM
MD
LG