Ndërlidhjet

SHBA dhe Kina dakordohen për krimin kibernetikë


Barack Obama dhe Xi Jinping.
Barack Obama dhe Xi Jinping.

Presidenti amerikan, Barack Obama ka thënë se ai dhe homologu i tij kinez presidenti Xi Jinping, janë pajtuar se nuk do të mbështesin vjedhjet kibernetike të sekreteve të bizneseve.

Obama ka thënë marrëveshja është në progres, por ka shtuar se ende e “tërë puna nuk është kryer.”

Xi ka premtuar se Kina do të respektojë “normat e sjelljes” në fushën kibernetike.

Kina është akuzuar për një numër të madh të sulmeve të kryera në agjencitë qeveritare dhe kompanitë e huaja.

XS
SM
MD
LG