Ndërlidhjet

Serbia heq kundërmasat kufitare me Kroacinë


Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Qeveria e Serbisë ka hequr kundërmasat e ndërmarra ndaj Kroacisë, si përgjigje për bllokimin e pikave kufitare.

Një veprim i tillë ka ardhur disa orë pasi Kroacia ka hapur kufijtë me shtetin serb, të cilët i ka mbyllur për të ndaluar fluksin e madh të migrantëve.

“Arsyeja ka fituar”, ka thënë kryeministri serb, Aleksandar Vuçiq.

Kufijtë janë hapur pasi Komisioni Evropian ka kërkuar sqarime nga Kroacia për veprimet e saj.

Zagrebi ka thënë se nuk është në gjendje të përballojë fluksin e madh të migrantëve që ikin nga Lindja e Mesme dhe Afrika.

Sipas shifrave të premten, afro 60,000 migrantë kanë hyrë në Kroaci nga Serbia ditëve të fundit.

Fluksi ka filluar pasi Hungaria ka ngritur mur me tela në kufi me Serbinë, pak javë më parë.

XS
SM
MD
LG