Ndërlidhjet

Të dielën hëna do të jetë “e përgjakshme”


Ilustrim

Ilustrim

Hija e tokës do të hedhë një shkëlqim të kuq mbi hënën, më 27 dhe 28 shtator, duke krijuar një efekt të rrallë që njihet si “hëna e përgjakshme”.

Fenomeni ndodh çdo dy ose tri dekada.

Ai është i njohur edhe si “eklipsi i supër-hënës” pasi ndodh kur orbita e hënës është më së afërmi me tokën, e cila e bën hënën të duket më e madhe dhe më e ndritshme.

Nëse qielli është i kthjelltë, fenomeni do të jetë i dukshëm nga Amerika Veriore dhe Jugore, Evropa, Afrika, pjesë të Azisë Perëndimore dhe lindja e Paqësorit.

NASA ka thënë se kanë kaluar mbi 30 vjet që nga hëna e fundit “e përgjakshme”.

XS
SM
MD
LG