Ndërlidhjet

OKB miraton plan për zhdukjen e varfërisë


Ilustrim

Ilustrim

Udhëheqësit ndërkombëtarë kanë miratuar një plan ambicioz prej 15 vjetësh për trajtimin e disa çështjeve globale, si: zhdukja e varfërisë, ruajtja e planetit dhe reduktimi i pabarazisë.

Papa Françesku ka mbështetur planin 17-pikësh gjatë një adresimi në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara dhe e ka cilësuar atë si “shenjë të rëndësishëm të shpresës” në një kohë shqetësuese për Lindjen e Mesme dhe Afrikën.

Synimet e reja pritet të kushtojnë midis 3.5 trilionë dollarësh dhe 5 trilionë dollarësh çdo vit deri më 2030.

Dokumenti quhet “Transforimimi i botës sonë: Agjenda 2030 për Zhvillim të Qëndrueshëm” dhe përfshin 169 synime specifike.

XS
SM
MD
LG