Ndërlidhjet

Rrëmuja në Haxh, “përtej kontrollit njerëzor”


Mina, 24 shtator 2015.

Mina, 24 shtator 2015.

Udhëheqësi i lartë fetar i Arabisë Saudite ka thënë se rrëmuja në Haxh, që më 24 shtator ka vrarë 717 besimtarë, ka qenë përtej kontrollit njerëzor.

“Ju nuk jeni përgjegjës për atë që ka ndodhur. Për gjërat që njerëzit nuk mund t’i kontrollojnë, nuk mund të fajësoheni. Fati është i pashmangshëm”, i ka thënë sheiku Abdul Aziz al-Sheikh ministrit të Brendshëm saudit, princit Muhammad bin Nayef bin Abdelaziz.

Ata janë takuar në Mina, në qytetin ku ka ndodhur rrëmuja.

Mbreti saudit Salman ka urdhëruar hetime të aksidentit vdekjeprurës.

XS
SM
MD
LG