Ndërlidhjet

Rusia shkëmben të burgosur me Estoninë


Eston Kohver
Eston Kohver

Zyrtari estonez i sigurisë, Eston Kohver, i cili është burgosur në Moskë nën akuzat për spiunazh, është kthyer në shtëpi, pasi është shkëmbyer me spiunin e burgosur rus, Aleksei Dressen.

Ministri i Brendshëm i Estonisë, Hanno Pevkur, ka konfirmuar se Kohver, zyrtar i Shërbimit të Brendshëm të Sigurisë, ndodhet tani në Estoni.

Pevkur ka thënë se Kohver, i cili ka kaluar gati 13 muaj në burgjet ruse, do të ribashkohet me familjen.

Të burgosruit janë shkëmbyer në juglindje të Estonisë, në kufi me Rusinë.

Shkëmbimi vjen pak ditë para se presidenti rus, Vladimir Putin, t’i adreoshet Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, më 28 shtator.

Kohver është dënuar me 15 vjet burgim më 19 gusht.

Estonia ka thënë se akuzat kundër tij janë të pavërteta.

XS
SM
MD
LG