Ndërlidhjet

SHBA ndan mjete shtesë për luftimin e HIV-it në Afrikë


Suasn Rice, këshilltare për siguri kombëtare e presidentit amerikan, Barack Obama.
Suasn Rice, këshilltare për siguri kombëtare e presidentit amerikan, Barack Obama.

Administrata Obama ka thënë të shtunën se do të ndajë 300 milionë dollarë shtesë për të luftuar virusin HIV në mesin e vajzave dhe grave të reja në dhjetë shtete të Afrikës nënsahariane.

“Shuma do të ndihmojë programin kryesor të SHBA-së për luftimin e AIDS-it në Afrikë, që të përmbushë qëllimet e tij. Në mesin e tyre bën pjesë trajtimi antiretroviral i 12.9 milionë njerëzve deri në fund të vitit 2017”, ka thënë Susan Rice, këshilltare për siguri kombëtare e presidentit Barack Obama.

“Nuk duhet asnjë veprim më i madh tani për tani sesa vetëdijesimi i vajzave dhe grave të reja për të mposhtur HIV/AIDS-in. Çdo vit, 380,000 vajza dhe gra të reja infektohen me HIV”, ka thënë Rice përmes një deklaratae.

Vendet që janë në fokus të programit të SHBA-së, përfshijnë: Kenian, Lesoton, Malavin, Mozambikun, Afrikën e Jugut, Svazilandin, Tanzaninë, Ugandën, Zambinë dhe Zimbabvenë.

XS
SM
MD
LG