Ndërlidhjet

Rritet numri i viktimave në haxh


Arabi Saudite

Arabi Saudite

Arabia Saudite ka bërë të ditur se edhe 52 njerëz më shumë i janë shtuar shifrës zyrtare të të vdekurve nga rrëmuja në pelegrinazhin e haxhit, dy ditë më parë.

Sipas autoriteteve saudite, numri total i të vdekurve tani është 769, ndërsa i të plagosurve 934.

Tragjedia e së enjtes ka qenë më e rënda në haxh qysh në vitin 1990, kur mbi 1,400 njerëz kanë vdekur në një incident të ngjashëm.

Të shtunën, Myftiu i Madh i Arabisë Saudite ka thënë se rrëmuja në haxh ka qenë përtej kontrollit njerëzor.

“Ju nuk jeni përgjegjës për atë që ka ndodhur”, i ka thënë ai ministrit të Brendshëm saudit.

XS
SM
MD
LG