Ndërlidhjet

Ban i kërkon Rohanit ndihmë për Jemenin dhe Sirinë


Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-moon.
Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-moon.

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-mmon, i ka bërë thirrje presidentit të Iranit, Hassan Rohani, që të ndihmojë në gjetjen e zgjidhjes politike të konflikteve në Siri dhe Jemen.

Zëdhënësi i Banit ka thënë se ky i fundit ka inkurajuar Rohanin që “t’i kontribuojë zgjidhjes politike të krizave në rajon, sidomos atyre në Siri dhe Jemen”.

Dy zyrtarët janë takuar para se Rohani i është adresuar një samiti të liderëve boëtrorë në OKB.

Irani është aleat i rëndësishëm i Qeverisë së Sirisë dhe mbështet rebelët Huthi që kanë marrë kontrollin e disa pjesëve në Jemen.

Rohani, në fjalimin e tij, ka thënë se Irani “është i etur të bashkëpunojë me fqinjët” në çështjet e zhvillimit.

XS
SM
MD
LG