Ndërlidhjet

Rusia dhe Polonia në zënkë për shkakun e LDB-së


(©Shutterstock)

(©Shutterstock)

Polonia do të thërrasë në bisedë informative ambasadorin rus në Varshavë, për shkak të komenteve që sugjerojnë se Polonia ka qenë pjesërisht fajtore për fillimin e Luftës së Dytë Botërore.

Sergey Andreyev ka thënë se Polonia ka bllokuar një koalicion kundër Gjermanisë naziste disa herë në prag të luftës.

Ai po ashtu ka thënë se pushtimi i Polonisë nga Bashkimi Sovjetik më 1939 nuk ka qenë agresion.

Marrëdhëniet midis Polonisë dhe Rusisë janë tensionuar viteve të fundit.

Polonia është në mesin e kritikeve më të ashpra të Moskës për shkak të ndërhyrjes së saj në Ukrainë.

“Ambasadori rus do të thirret të hënën në bisedë informative në Ministrinë e Jashtme”, ka thënë të shtunën ministri i Jashtëm polak, Grzegorz Schetyna.

XS
SM
MD
LG