Ndërlidhjet

Gati 10,000 migrantë kanë hyrë në Kroaci të premten


Kufiri Serbi-Kroaci

Kufiri Serbi-Kroaci

Afro 10,000 migrantë kanë hyrë në Kroaci të premten, ka bërë të ditur Ministria e Brendshme, duke e cilësuar këtë si shifër rekorde brenda një dite.

Sipas njoftimit, numri i përgjithshëm i migrantëve, që kanë ikur nga lufta dhe varfëria në Lindjen e Mesme dhe Afrikë dhe që kanë hyrë në Kroaci nga Serbia, gjatë dhjetë ditëve të fundit, ka arritur në 65,000.

Fluksi ka nisur prejse Hungaria ka mbyllur kufirin me Serbinë, pak javë më parë.

Shumica e të arriturve rë rinj në Kroaci janë vendosur fillimisht në qendrën për refugjatë në fshatin Opatovac, pranë kufirit me Serbinë.

Më pas, ata janë dërguar me autobusë dhe trena në tre vendkalime kufitare me Hungarinë.

“E rëndësishme është se çdo gjë po shkon mirë në anën hungareze. Hungaria vazhdon të pranojë migrantë dhe t’i transportojë ata në kufi me Austrinë. Situata është nën kontroll”, ka thënë ministri i Brendshëm kroat, Ranko Ostojiq.

Ndërkohë, njoftimet e Hungarisë se planifikon të mbyllë kufirin me Kroacinë, për të ndaluar migrantët, kanë rritur spekulimet se njerëzit mund të kërkojnë rrugë të tjera drejt BE-së përmes Malit të Zi dhe Kroacisë.

“Përgatitjet janë në vazhdim e sipër në jug të Kroacisë, nëse është e nevojshme që të akomodohen ata (migrantët)”, ka thënë Ostojiq.

XS
SM
MD
LG