Ndërlidhjet

Franca sulmon IS-in në Siri


Presidenti i Francës, Francois Hollande.
Presidenti i Francës, Francois Hollande.

Franca ka kryer sulmet e para ajrore kundër militantëve të Shtetit Islamik (IS) në Siri.

Zyra e presidentit francez ka thënë se operacioni është koordinuar me partnerët e koalicionit që udhëheq SHBA-ja kundër grupit ekstremist.

Avionët francezë kanë kryer më parë sulme ajrore kundër objektivave të Shtetit Islamik vetëm në Irak.

“Vendi ynë konfirmon angazhimin për të luftuar kundër kërcënimit terrorist që paraqet Daesh-i”, ka thënë presidenca franceze, duke iu referuar grupit militant me një tjetër akronim.

XS
SM
MD
LG