Ndërlidhjet

Katalonia voton në zgjedhjet rajonale


Foto arkivi
Foto arkivi

Katalonia voton sot në zgjedhjet rajonale, me shpresën se do të mund të shpallë pavarësinë nga Spanja.

Dy parti separatiste kanë krijuar një listë të vetme të kandidatëve, me qëllim që të sigurojnë shumicën e vendeve në asamblenë rajonale.

Të dyja partitë thonë se 68 ulëse nga 135, u mundësojnë atyre që të shpallin njëanshëm pavarësinë brenda 18 muajsh.

Qeveria e kryeministrit të Spanjës, Mariano Rajoy, thotë se planet për ndarje janë “të pakuptimta”.

Katalonia, një rajon me 7.5 milionë banorë, është fuqi ekonomike e Spanjës.

XS
SM
MD
LG