Ndërlidhjet

Tahiri në Bruksel, për marrëveshjet me Serbinë


Ministrja për Dialog, Edita Tahiri.
Ministrja për Dialog, Edita Tahiri.

Delegacioni i Republikës së Kosovës, i udhëhequr nga ministrja për Dialog, Edita Tahiri, udhëton sot për në Bruksel, për të marrë pjesë në raundin e ri të bisedimeve me Serbinë, të ndërmjetësuara nga Bashkimit Evropian.

“Fokusi i bisedimeve është vlerësimi i gjendjes në zbatimin e disa prej marrëveshjeve ku janë shënuar ngecje dhe zgjidhjet e mundshme, ndërsa temat kryesore do të jenë liria e lëvizjes, marrëveshja për njohjen e ndërsjellë të diplomave universitare, kthimi i dokumenteve kadastrale dhe funksionimi i zyrave ndërlidhëse”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit.

Bëhet e ditur se në takimin për çështjen e diplomave universitare do të marrë pjesë edhe ministri për Arsim i Kosovës, Arsim Bajrami.

Takimet do të mbahen me 28 dhe 29 shtator.

XS
SM
MD
LG