Ndërlidhjet

Lufta anti-IS: Iraku bashkëpunon me Rusinë, Iranin…


Irak

Irak

Ushtria e Irakut është duke bashkëpunuar me homologet e saj nga Rusia, Irani dhe Siria për t’iu kundërvënë kërcënimit që paraqet grupi militant i Shtetit Islamik (IS).

Kështu bën të ditur një komunikatë e lëshuar nga komanda e operacioneve të përbashkëta të ushtrisë irakiane.

Në komunikatë thuhet se marrëveshja është arritur pas shqetësimeve të Rusisë për praninë e mijëra terroristëve rusë në aktet kriminale të Shtetit Islamik.

Komunikata është në kundërshtim me komentet e ministrit të Jashtëm irakian, Ibrahim al-Jafaari, i cili ka thënë se vendi i tij nuk ka asnjë këshilltar ushtarak rus që ndihmon forcat e tij.

Kritikët i kanë bërë thirrje presidentit të Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, që të jetë më i vendosur në Lindjen e Mesme, sidomos sa i përket konfliktit në Siri.

Ata kanë thënë se mungesa e një politike të qartë amerikane i ka dhënë IS-it mundësi për t’u zgjeruar.

XS
SM
MD
LG