Ndërlidhjet

Kina do të ndajë 2 miliardë $ për vendet në zhvillim


Presidenti i Kinës, Xi Jinping.

Presidenti i Kinës, Xi Jinping.

Presidenti i Kinës, Xi Jinping, është zotuar se do të krijojë një fond prej 2 miliardë dollarësh për të ndihmuar vendet në zhvillim dhe për të rritur ndjeshëm investimet.

Duke iu adresuar një samiti të Kombeve të Bashkuara për qëllimet e zhvillimit, Xi ka thënë se investimet do të arrijnë në 12 miliardë dollarë në 15 vjetët e ardhshëm.

Ai po ashtu ka thënë se Kina do të anulojë borxhet e vendeve më pak të zhvilluara të botës.

Pekini, ka shtuar Xi, do të ndihmojë në 600 projekte jashtë shtetit në pesë vjetët e ardhshëm dhe do të ofrojë më shumë bursa studimi.

XS
SM
MD
LG