Ndërlidhjet

logo-print

Bill Clinton: Po ekzagjerohet skandali me emaile


Bill dhe Hillary Clinton

Bill dhe Hillary Clinton

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, ka fajësuar republikanët dhe mediat për polemikat në lidhje me përdorimin emailit privat nga gruaja e tij, gjatë kohës sa ka qenë Sekretare e Shtetit.

Në një intervistë për CNN-in, Bill Clinton ka thënë se rivalët republikanë po ekzagjerojnë skandalin e Hillary Clintonit.

Kjo e fundit garon për presidente të Shteteve të Bashkuara në zgjedhjet e vitit të ardhshëm.

Ajo është vënë në shënjestër të kritikave pasi ka përdorur emailin privat edhe për punë zyrtare, gjatë kohës sa ka qenë në detyrë.

Sipas ligjit federal të Shteteve të Bashkuara, korrespondenca e zyrtarëve konsiderohet pronë qeveritare e SHBA-së.

XS
SM
MD
LG