Ndërlidhjet

Vritet një ushtar i Ukrainës në lindje


Ukrainë - foto arkivi

Ukrainë - foto arkivi

Ushtria e Ukrainës ka bërë të ditur se një ushtar i saj është vrarë nga shpërthimi i një mine në lindje të vendit.

Zëdhënësi i ushtrisë, Oleksandr Motuzyanyk, ka thënë se edhe një tjetër ushtar është plagosur në incidentin e së shtunës, pranë qytetit Horlivka, i cili kontrollohet nga separatistët pro-rusë.

Motuzyanyk po ashtu ka thënë se armëpushimi “vazhdon të mbahet” në lindje të Ukrainës.

“Armiku nuk është duke përdorur ndonjë armë të rëndë, tanke, mortaja ose artileri kundër ushtrisë së Ukrainës për gati një muaj”, ka thënë ai.

Luftimet midis forcave qeveritare të Ukrainës dhe separatistëve pro-rusë kanë vrarë mbi 7,900 njerëz në lindje, prejse ka shpërthyer konflikti në prill të vitit 2014.

XS
SM
MD
LG