Ndërlidhjet

Mustafa: Qeveria zbaton kritere të njëjta për komunat


Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa.
Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa.

Mediat në Prishtinë kanë cituar sot kryetarin e Komunës së Junikut, Agron Kuçi, të ketë thënë se Qeveria e Kosovës ka ndarë buxhet diskriminues për komunën e tij.

Kryeministri Isa Mustafa ka reaguar përmes një postimi në Facebook, duke thënë se “Qeveria zbaton kritere të njëjta për të gjitha komunat dhe për të gjithë qytetarët”.

“Nuk ka asnjë arsye që një komunë, në këtë rast Juniku, të ndihet e diskriminuar. Nëse del se rregulli nuk është zbatuar si duhet, ai do te zbatohet, ndërsa ata që nuk e kanë zbatuar, duhet të japin përgjegjësi”, ka thënë Mustafa.

Duke bërë krahasimin me komunat tjera, kryetari i Junikut ka thënë se komuna që ai drejton ka më së paku mjete të ndara për kokë banori.

XS
SM
MD
LG