Ndërlidhjet

VW ishte paralajmëruar kundër manipulimit me testet


Ilustrim

Ilustrim

Një inxhinier i Volkswagen-it ka thënë se prodhuesi i makinave është paralajmëruar kundër manipulimit me testet për gazrat shkarkues, qysh në vitin 2011.

Gazeta gjermane Frankfurter Allgemeine Sonntagszeitung thotë se paralajmërimi ka dalë në pah gjatë hetimit të skandalit të tanishëm të Volkswagen-it.

Ditë më parë, prodhuesi më i madh i makinave në botë ka pranuar se ka bërë manupilime për të kaluar testet amerikane për gazrat emeteuese.

Volkswagen ka instaluar një softuer që jep rezultate më pozitive.

Gazeta Bild am Sonntag ka raportuar po ashtu sot se kompania Bosch ka paralajmëruar Volkswagen-in që të mos përdorë softuerin e saj në mënyrë të paligjshme.

Rreth 11 milionë makina dizel të Volkswagen-it, që janë prodhuar qysh në vitin 2008, janë prekur nga skandali.

XS
SM
MD
LG