Ndërlidhjet

Protesta masive kundër Qeverisë moldave


Kishinev, 27 shtator 2015.

Kishinev, 27 shtator 2015.

Raportet thonë se së paku 15,000 njerëz kanë protestuar kundër Qeverisë së Moldavisë në Kishinev.

Protestuesit, të organizuar nga partitë opozitare, kanë bërë thirrje për zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Protestat masive kanë nisur qysh më 6 shtator, kur dhjetëra mijëra njerëz kanë dalë në rrugët e Kishinevit për të protestuar kundër dështimit të qeverisë për të luftuar korrpsionin dhe për të zbatuar reforma të vërteta.

Guvernatori i Bankës Qendrore të Moldavisë, Dorin Dragutanu, ka dhënë dorëheqje më 21 shtator, pasi është kritikuar për dështim në parandalimin e një vjedhjeje masive të parave nga bankat lokale, vitin e kaluar.

XS
SM
MD
LG