Ndërlidhjet

Hollande: Kemi shkatërruar një kamp trajnimi të IS-it


Presidenti i Francës, Francois Hollande.

Presidenti i Francës, Francois Hollande.

Presidenti i Francës, Francois Hollande, ka thënë se gjashtë avionë francezë kanë goditur një kamp trajnimi të militantëve të Shtetit Islamik në Siri, duke shkatërruar objektivat e tyre.

“Franca ka goditur këtë mëngjes një kamp trajnimi të Shtetit Islamik në Siri, i cili ka kërcënuar sigurinë e vendit tonë”, u ka thënë Hollande gazetarëve në Kombet e Bashkuara.

Kampi i militantëve ka qenë pranë provincës Deir al-Zor.

Hollande ka paralajmëruar sulme të tjera në javët e ardhshme.

Këto janë sulmet e para ajrore të Francës kundër militantëve të Shtetit Islamik në Siri.

Avionët francezë kanë kryer më parë sulme ajrore vetëm kundër objektivave të Shtetit Islamik në Irak.

XS
SM
MD
LG