Ndërlidhjet

Papa: “Zoti qan” për abuzimin seksual të fëmijëve


Papa Françesku

Papa Françesku

Papa Françesku është takuar dhe është lutur me një grup të vogël të fëmijëve të abuzuar seksualisht në Shtetet e Bashkuara, duke thënë se “Zoti qan për vuajtjet e tyre”.

Duke folur pas takimit, Papa ka premtuar se do t’i mbajë përgjegjës kryesit e skandaleve në Kishë.

Shumë të mbijetuar të abuzimit janë të zemëruar me mënyrën se si Vatikani është marrë me akuzat.

Kisha Romake Katolike në SHBA ka qenë e përfshirë në një seri të skandalave seksuale me fëmijët.

Dioqezat amerikane kanë bërë pagesa të mëdha për kompensimin e viktimave.

Papa ka takuar të dielën në Pensilvani pesë viktima, tani të rritur, që janë abuzuar seksualisht si fëmijë.

Grupi – tri gra dhe dy burra – është abuzuar nga klerikët, anëtarët e familjes ose mësuesit, ka thënë përmes një deklarate zëdhënësi i Papës, ati Federico Lombardi.

Në muajin qershor, Papa ka miratuar krijimin e një gjykate për të dëgjuar rastet e peshkopëve të akuzuar për mbulimin e abuzimit të fëmijëve nga priftërinjtë pedofilë.

Filadelfia është ndalesa e fundit e Papës në turneun gjashtëditor në Shtetet e Bashkuara.

Papa ka qëndruar edhe në Uashington dhe Nju Jork.

XS
SM
MD
LG