Ndërlidhjet

Nëntë persona të vrarë në Afganistan


Foto arkivi.
Foto arkivi.

Një shpërthim vetëvrasës ka vrarë 9 dhe plagosur me shumë se 30 afganë, gjatë një loje sportive, në provincën Paktika, në kufi me Pakistanin.

Sulmi është kryer përmes një motoçiklete, e cila ka pasur për qëllim të vrasë zyrtarët lokalë.

Një sulm i ngjashëm ishte kryer javën e kaluar duke lënë të vdekur së paku 50 persona, në të njëjtën provincë. Deri tash nuk e ka marrë askush përgjegjësinë për sulmin.

Që nga largimi i shumicës së trupave ushtarake të huaja, forcat afgane janë duke i luftuar talibanët.

Më herët, zyrtarë të Afganistanit kanë deklaruar për një sulm të grupit ekstremist Shetit Islamik, të cilët kishin sulmuar një pikë kontrolli duke vrarë tre policë.

Zëdhënësi i qeverisë Ahmad Zia Abdulzai ka thënë se gjatë sulmeve ajrore të ndërmarra nga forcat afgane, janë vrarë 60 militantë të grupit Shteti Islamik.

XS
SM
MD
LG