Ndërlidhjet

Putin nuk ka plan të menjëhershëm për Sirinë


Vladimir Putin.
Vladimir Putin.

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka thënë se nuk ka ndonjë plan “të menjëhershëm” për të dërguar trupa tokësore në Siri.

Por ka konfirmuar edhe një herë se vazhdon ta mbështesë qeverinë siriane.

Lideri rus, ka kritikuar ashpër mbështetjen e ushtrisë amerikane për rebelët sirianë.

Ai ka thënë se kjo është kundër produktive.

Putin pritet të takohet me homologun e tij amerikan Barak Obama, në margjinat e samitit të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-ës.

Putin dhe zyrtarë të tjerë rusë kanë deklaruar se ata do të vazhdojnë të ofrojnë armatim dhe ushtrime ushtarake për qeverinë e Bashar al Assadit, në luftë kundër grupit ekstremistë Shtetit Islamik.

XS
SM
MD
LG