Ndërlidhjet

Protesta në Mal të Zi


 Podgoricë.
Podgoricë.

Disa mijëra njerëz kanë protestuar në Podgoricë duke kërkuar dorëheqjen e qeverisë së Malit të Zi, e cila udhëhiqet nga kryeministri Millo Gjukanoviç.

Opozita po kërkon një qeveri transite deri në mbajtjen e “zgjedhjeve të përgjithshme” të cilat ata mendojnë se mund të mbahen.

Të mbledhur jashtë ndërtesës së parlamentit, e cila po ruhej nga policia, ata kanë vendosur pankarta me mbishkrimet “dorëheqje” dhe “poshtë hajnat”.

Liderët e opozitës i kanë bërë thirrje protestuesve që të qëndrojnë para parlamentit deri në dorëheqje të qeverisë. Disa nga protestuesit kanë vendosur edhe tenda.

Gjukanoviç udhëheqë për tri mandate me Malin e Zi, që nga viti 1990. Ai i fitoi zgjedhjet e viti 2012.

Vendi me një popullsi prej 630 mijë banorë ka numrin e papunësisë prej 20%.

XS
SM
MD
LG