Ndërlidhjet

Vazhdojnë bisedimet teknike në Bruksel


Edita Tahiri.

Edita Tahiri.


Në Bruksel sot dhe nesër do të vazhdojnë bisedimet teknike, ku temat kryesore do të jenë liria e lëvizjes, marrëveshja për njohjen e ndërsjellë të diplomave universitare, kthimi i dokumenteve kadastrale dhe funksionimi i zyrave ndërlidhëse, thuhet në një komuikatë të lëshuar nga Qeveria e Kosovës.

“Në këto takime, Qeveria do të paraqes qëndrimet e saj për problemet e krijuara nga Serbia në zbatimin e marrëveshjeve në fjalë si dhe do të kërkojë përshpejtimin dhe zbatimin e plotë dhe cilësor të këtyre marrëveshjeve duke theksuar rolin e Bashkimit Evropian si mjaft të rëndësishëm për konsolidimin dhe progresin e këtij procesi,” thuhet në komunikatën e qeverisë.

Delegacioni udhëhiqet nga ministrja për dialog Edita Tahiri. Ndërsa për çështjen e diplomave do të diskutojë edhe ministri i arsimit, Arsim Bajrami.

XS
SM
MD
LG