Ndërlidhjet

Turqia përkrah anëtarësimin e Kosovës në UNESCO


Foto nga takimi.
Foto nga takimi.

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, ka zhvilluar një takim, në selinë e Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, me kryeministrin e Republikës së Turqisë, Ahmet Davutoglu.

Kryeministri Isa Mustafa kërkoi mbështetjen e Turqisë për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO, si dhe në organizata të tjera ndërkombëtare, thuhet në komunikatën e qeverisë së Kosovës.

”Mustafa shprehu vullnetin për zgjerimin e bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve.”

Ndërsa kryeministri i Turqisë, Ahmet Davutoglu, ka vlerësuar të arriturat në Kosovë, si dhe ka shprehur përkrahje të fuqishme për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO, si dhe në hapat e tjerë që lidhen me fuqizimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës,thuhet në komunikatë.

XS
SM
MD
LG